Subscribe

Tre pelikanët kaçurrel, të cilët u gjetën të ngordhur pak ditë më parë në ujërat e liqenit të Prespës së Vogël, kanë rezultuar të prekur nga gripi i shpendëve.

 

Pas analizave të kryera, raportohet se kanë ngordhur pikërisht nga kjo sëmundje.

 

Në kushte të tilla e gjithë zona është vendosur në karantinë nga shërbimi veterinar.

 

Referuar informacioneve të deritanishme, në fshatrat përreth liqenit të Prespës së Vogël ende nuk janë konstatuar raste të pulave të prekura nga ky grip, por specialistet e shohin si zonë risku.

 

FATMIR OZUNI

DREJTOR I SHERBIMIT RAJONAL VETERINAR

 

Kemi vendosur zonën në karantinë dhe nuk po lejojmë tregtimin e shpendëve në zonën e Pustecit.

 

Banorët e fshatit Zagradec pohojnë se nuk kanë ende raste, por nga ana tjetër kanë nisur t’i vaksinojnë dhe të kujdesen vetë për pulat.

 

Grupe të shumta kontrolli janë ngritur në terren për të monitoruar situatën, ndërsa janë dërguar edhe disa raste për analiza, për të cilat pritet përgjigje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *