Ish-deputetja e PD, Grida Duma akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka degraduar sistemin shëndetësor në Shqipëri.

 

Ajo shpërndau një video në rrjetet sociale dhe deklaroi se me Ramën, vendi ka ngecur në vend. Për ndryshimin, Duma bëri thirrje që në 25 prill të votohet PD.

 

“Po e shpërndaj sot këtë video për të ndarë dhimbjen dhe revolën me familjen që humbi babanë në kushte të vështira spitalore. Ndaj dhimbjen dhe revoltën edhe me qindra e mijëra qytetarë të tjerë shqiptarë që ndihen po kaq të braktisur nga qeveria e Edi Ramës, po kaq të indinjuar dhe të dëshpëruar për humbjen e të afërmve nga pamundësia për të marrë shërbimin e duhur në spitale.Degradimi i sistemit shëndetësor në këto 8 vjet është vetëm përgjegjësi e tij. Përpara shëndetit të njerëzve, ai vuri koncesionet, me të cilët mbushin xhepat. Me këtë kryeministër kemi ngecur në vend. Është koha ta ndryshojmë në 25 prill këtë realitet!”

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *