Italia do të kalojë një tjetër të premte të zezë.

 

Greva e programuar do të paralizojë të gjithë sektorin publik, por jo vetëm.

 

Në Romë madje, greves do ti bashkohen edhe 30 mijë punëtore të kompanive të cilat kanë kryer shërbime në komunë. Në një farë mënyrë në kryeqytet është edhe një greve kundër kryebashkiakes Raggi.

 

Ndërkohe pjesë e greves këtë të premte do të jene edhe avokatet. Shqetësim në krahun tjetër edhe pë rata pasagjere të cilet do të vuajnë këtë të premte anulimin e mbi 200 fluturimeve drejt Italisë ose anasjelltas nga kompania Alitalia.

 

Kompania sqaroi se udhëtime do të ketgë vetëm në fashort e orareve 07-10:00 si dhe 18:00-21:00. Probleme të mëdha edhe sa I takon lëvizjeve me trenat rajonale të cilët do të lëvizin fare nga ora 09:00 deri në orën 18:00 si dhe pas orës 21:00.

 

Praktikisht e pamundur edhe lëvizja me tram dhe autobus lokal në Milano dhe Rome. Një pjesë e shkollave do të preken gjithashtu nga mbyllja e pjesshhme ashtu sikurse edhe muzet, ku protestojnë punonjësit e shërbimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *