Kreu i diplomacisë greke, Nikos Dendias, në një konferencë ndërkombëtare nga qyteti i Patrës ka përsëritur se Athina kërkon zbatimin e të gjitha kushteve që kërkon Bashkimi Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku theksoi se nuk do të bëjë asnjë lëshim edhe për Shqipërinë.

 

“Sigurisht, ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim për palën shqiptare. Ajo duhet të plotësojë plotësisht kushtet për pjesëmarrje në familjen erropiane, përfshirë mbrojtjen absolute të të drejtave të pakicës greke”, tha Dendias.

 

Ai foli edhe për politikën e jashtme të Greqisë, ku u pyet nëse lidhja e ngushtë e kryeministrit Edi Rama me presidentin turk, Erdogan, do të ndikojë në marrëveshjen që Athina ka bërë me Tiranën për të shkuar në Gjykatën e Hagës që të përcaktojnë ndarjen e Zonës Ekonomike Ekskluzive.

 

“Do t’ju kërkoj të mos i shihni marrëdhëniet greko-shqiptare në kontekstin se shqiptarët janë miq me turqit, kështu që ata automatikisht nuk janë miq të Greqisë. Jo çështja eshte shume me komplekse. Dhe më lejoni t’ju them, Shqipëria historikisht – dhe nëse e shikoni në perspektivë – ka bërë zgjedhjen e saj. Fakti që ajo eshtë e etur të bëhet një anëtare e familjes evropiane, që do të thotë nënshkrim i të gjitha vendimeve të autoriteteve evropiane, tregon se ku do të jetë Shqipëria në 50, në 100, apo në 150 vjet nga sot. Dhe do të shihni se Shqipëria ka një tregues te rendesishem te pajtueshmerise me vendimet e politikes se Jashtme te BE .”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *