E hënë, 26 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Greqia miratoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO

Parlamenti grek këtë të premte ka miratuar me 153 vota “për”, 140 “kundër” Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

 

Reklamë

Greqia është vendi i parë i NATO-s që miratoi Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Tashmë pritet që Greqia do të duhet të njoftojë zyrtarisht Maqedoninë se ka miratuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

 

Reklamë

Pas ratifikimit të Protokollit nga Parlamenti grek, hyn në fuqi Marrëveshja e Prespës dhe fillon përdorimi zyrtar i emrit Republika e Maqedonisë së Veriut.

 

Pas Greqisë gjithashtu duhet që edhe 28 vendet tjera anëtare të NATO-s ta miratojnë Protokollin në mënyrë që Republika e Maqedonisë së Veriut të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s.

Vazhdo të lexosh

Reklamë