E premte, 18 Shtator 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Greqia merr këstin e radhës nga eurogrupi

8,5 miliardë euro është vlera e këstit të radhës, që Greqia siguroi pas një marrëveshjeje të arritur nga ministrat e Financave të Eurozonës për të paguar borxhet dhe shmangur falimentimin. Në samitin e Luksemburgut ministrat dhe shefja e FMN, Lagarde, megjithatë paralajmëruan se Athina duhet të presë për lehtësimin e borxhit .

 

Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem deklaroi në një konferecnë pas takimit se ky është një hap i madh përpara, që do t’i lejojë Greqisë të qëndrojë me këmbët e veta gjatë këtij viti.

 

Sipas marrëveshjes së arritur në vitin 2015, Greqia do të përfitojë në total 86 miliard euro. Hollësitë për lehtësimin e  borxhit do të jepen në mbyllje të programit të ndihmës vitin e ardhshëm, por kusht është zbatimi i reformave drastike si shkurtimi i pensioneve dhe rritja e taksave.

 

Këto masa kanë shtuar zemërimin e qytetarëve. Që nga viti 2010 ekonomia greke ka hyrë dhe ka dalë vazhdimisht nga recesioni. Papunësia në vend është në nivelin 25 përqind.

 

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video