Autoritetet greke kanë kërkuar ekstradimin e Eduart Lamajt i arrestuar si i dyshuari kryesor  për vrasjen e biznesmenëve në Laç, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Autoritetet e vendit fqinj e kane shpallur Lamajn  i njohur  ndryshe edhe si Leandro Simon ne kërkim ndërkombëtar pasi dyshohet që ka qënë i përfshirë në trafikimin e 180 kilogrameve kokainë nga Amerika Latine drejt vendeve te BE-se. Sasia u bllokua në portin e pireut në Athinë.

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i ka kërkuar homologeve grek  të transferojnë në shqipëri procedimin penal pasi sipas saj lamaj nuk është arrestuar për llogari te autoriteteve greke por si i dyshuar për një tjetër vepër penale ne vendin tone.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *