Greqia ka vendosur të japë 2.5 milione euro ndihmë ndaj Shqiperisë për procesin e rinderimit nga tërmeti I 26 nëntorit.

Athina zyrtare gjithsesi nuk do të mjaftohet me këtë shumë pasi ka marrë përsiper edhe ndërtimin e 200 banesave.

Ndërkohë sa I takon disa vendeve të tjera, Austria ka dhënë 1 milion euro, sllovakia 250 mijë euro, Finlanda 300 mijë euro, Luksemburgu 150 mijë euro, Sllovenia 300 mijë euro ndërsa Portugalia garanton asistencë teknike dhe financim për rindertimin.

Nderkohe Hungaria do te jape 500 mije euro dhe 200 mije euro te cilat do ta shkojne per rindertimin e kishave katolike te demtuara gjate termetit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *