E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Greqi, shqiptarët rrahin barbarisht bashkëkombasin e tyre për 100 euro

Tre shqiptarë në Greqi kanë rrahur në mënyrë barbare një bashkëkombas të tyre.

 

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së djeshme në Agrinio, Greqi. Mësohet se i riu, 24-vjeçari shqiptar është sulmuar nga tre shqiptarë të tjerë, për shkak të një borxhi prej 100 eurosh.

 

Reklamë

Ndërkohë 24 vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, mësohet se ka marrë plagë të shumta në trup dhe është shtruar në spital.

 

Ndërsa policia ka ngritur akuza ndaj tre shqiptarëve të tjerë, përkatësisht të moshave 67, 24 dhe 22 vjeç, të afërm me njëri-tjetrin. Ndërkohë, i riu edhe pse ka marrë plagë të shumta, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë