I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell viziton sot Prishtinën. Ai është pjesë e delegacionit që që drejtohet nga shefi ekzekutiv koorporatës ndërkombëtare te shteteve te bashkuara për zhvillim financiar, Adam Boehler.

 

Grenell dhe delegacioni amerikan do të zhvillojnë takime me kryeministrin Hoti dhe zyrtarë të lartë por edhe drejtues e sipermarres te sektorit privat.

 

Pas vizitës në Kosovë, Grenell do të zhvillojë takime edhe në Beograd të mërkurën.

Koorporata ndërkombëtare e shteteve te bashkuara për zhvillim financiar paralajmëron hapjen e zyrës së parë në rajon duke vendosur një prani të përhershme në Beograd që “do të lehtësojë zbatimin e projekteve per te cilat eshte rene dakord ne marreveshjen e firmosur ne Shtepine e Bardhe ne 4 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *