Kryeministri Edi Rama është intervistuar nga ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

 

Rama u “ngacmua” nga Grenell për vendimin e DASH për të shpallur “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha. Kryeministri tha se ky vendim tregon se koha e pandëshkueshmërisë ka marrë fund.

 

“Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin”, tha Rama.

 

Ndërkaq, Rama falënderoi Grenell për kontributin e tij në iniciativën e mini-shengenit. Ai u ndal edhe te vendimi i BE-së për të mos hapur negociatat për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke theksuar se nuk po mbahen premtimet.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *