Grabitje spektakolare në Urën Vajgurore, bankomati hidhet në erë
Grabitet bankomati I një banke të nivelit të dytë në Urën Vajgurore.
Autoret nuk kanë kursyer edhe përdorimin e lëndës eksplozive për të marrë sasinë e parave që ishin brenda në bankomat.
Grabitësit kanë hedhur në ere bankomatin si mënyra e vetme për ta hapur dhe për të marrë paratë.
Ngjarja ka ndodhur natën mes të enjtes së 3 janarit dhe orëve të para të së premtes së 4 janarit.
Policia gjithsesi nëpërmjet njoftimit paraprak të shpërndarë për mediat tha se dëmtimi dhe vjedhja e bankomatit në UrënVajgurore, është konstatuar nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, rreth orës 02:24 të datës 4 janar, pra të kësaj të premteje.
Ende nuk dihet sesa është shuma e grabitur por besohet se ka qënë një shumë jo e madhe pasi bankomati mendohet se nuk është rimbushur në ditët e para të janarit. Paraprakisht dyshohet se janë marrë rreth 300 mijë leke të reja.




