Nisi si një tentativë për të grabitur xhiron ditore , por përfundoi me vdekjen e pronarit të minimarketit.

 

Agim Buçi 52 vjeç gjeti vdekjen në dyqanin e tij në zonë e Kamzës, pas konfrontimit fizik me dy persona. Ai nuk arriti ti mbijetojë plagëve edhe pse është dërguar me urgjencë në spital.

 

Si pasojë e përleshjes edhe bashkëshortja e tij Merita Buçi 44 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21 mbrëmjen e së mërkurës, kur dy persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në dyqanin tip minimarket, në rrugën e quajtur OSBE në Kamëz, një zonë kjo në të cilën mungon totalisht ndriçimi publik.

 

Dy personat kanë tentuar të grabisin dyqanin por duket se kanë hasur në rezistencën e dy bashkëshortëve. Për pasojë autorët kanë shkrepur armën në drejtim të tyre duke i plagosur dhe më pas janë larguar.

 

Policia është njoftuar për të shtëna me armë dhe ka mbërritur në vendngjarje dhe është në kërkim të autorëve.

 

Sipas të dhënave janë ngritur postblloqe policie në hyrje daljet e rrugës në Kamëz. Mësohet se janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë së zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *