Subscribe

Hetuesit kane hedhur dyshime te forta mbi mënyrën e grabitjes së 180 mijë dollarëve të punonjësit të këmbimit valutor. Burime pranë policisë thanë se një dëshmitar, i cili ka parë të gjithë ngjarjen në bulevard ka deklaruar se ne momentin e marrjes se parave nga grabitësit, Sokol Hasani, nuk bëri asnjë veprim kundërshtues. Kjo ka ngritur dyshime të forta për policinë, e cila tha se grabitja e 180 mijë dollarëve nuk ndodhi nga persona të maskuar dhe as të armatosur. E për t’i marrë paratë, mjaftoi një shqelm për 55-vjeçarin, që shoqëronte Hasanin. Dy autorët u larguan me motor, ndërkohë që sipas policisë, identifikimi i tyre është mjaft i vështirë kjo për shkak se zona ku ndodhi grabitja, nuk mbulohet nga kamera sigurie. Policia ka marrë në pyetje Hasanin dhe shoqëruesin e këmbimit valutor, ndërkohë që ata thanë se grabitja ndodhi shumë shpejt dhe se nuk mundën të ndalnin të dyshuarit pasi u larguan me motor. Policia pritet të ballafaqojë dhe dëshminë e qytetarit i cili tha se punonjësi i këmbimit, por edhe Hasani, nuk vepruan pasi atyre iu morën paratë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *