E hënë, 5 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Grabitja me tritol e bankomatit në Urën Vajgurore, banka pa roje, kamera fikson autorët

Filiali i një banke në Urën Vajgurore u sulmua me eksploziv gjatë natës duke u gdhirë e premtja.

 

Reklamë

Lënda plasëse i ishte vendosur bankomatit që ndodhej pranë derës. Shpërthimi i fuqishëm dëmtoi hyrjen e bankës si dhe bankomatin, nga i cili u morën të gjitha paratë që kishte brenda.

 

Pas ngjarjes, policia rrethoi vendin e ngjarjes dhe fiksoi provat materiale. Nga keqyrja e kamerave te sigurise rezulton se autorë të grabitjes janë dy persona të maskuar. Pasi kanë marrë paratë në bankomat, ata shikohen duke u larguar me shpejtësi.

 

Sulmi I natës bëri që filiali I bankës të pezullojë përkohësisht punën. Burime të policisë bënë të ditur se agresorët arritën të merrnin rreth 400 mije leke në bankomat.

 

Nga hetimet e para rezulton se gjatë natës banka nuk ka patur roje sigurie, por vetëm sistem alarmi të aktivizuar. Agresorët kanë përfituar nga kjo, duke vendosur tritolin në vendin ku bankomati nxjerr paratë. Shpërthimi dyshohet të jetë bërë me fitil.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë