Subscribe

Gjykata ka caktuar maqsën e sigurisë arrest me burg për shtetasin Saimir Kuci.

 

Ky I fundit u arrestua disa ditë më parë gjatë kontrolleve ne Tiranë në kuadër të operacionit për zbardhjen e ngjarjes së 24 tetorit ku u dhunua dhe u grabit biznesmeni Nazmi Cangu.

 

Në vilën e Cangut hynë shumë persona të armatosur të cilët morën shumë të konsiderueshme parash dhe bizhuterish, një pjesë të cilave janë gjetur nga policia bashkë me mjete që shërbejne për vjedhje banesash.

 

Dyshohet se Saimir Kuçi është pjesë e një grupi kriminal që  dhunoi barbarisht biznesmenin Cangu në vilën e këtij të fundit në fshatin Nikël të Krujës.

 

Ai ka qënë i skeduar nga drejtësia si pjesë e një grupi që ka kryer ndër vite vjedhje me dhunë.

 

Fillimisht ai është dënuar në 2011 si pjesë e grupit të grabit2ësve të vilave dhe shtëpive në Tiranë dhe Kamëz si pjesë e grupit “Hijet e natës”, e po ashtu edhe në 2018 kur disa persona u vunë në shenjester të operacionit “Forca e ligjit” pasi grabisnin kasaforta në vila.

 

Në kërkim është shpallur edhe shtetasi Artan Kurti ( Lleshi).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *