E premte, 13 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Grabitet me armë një institucion financiar në Prishtinë

Mëngjesin e kësaj të premte, një institucion mikrofinanciar në Prishtinë ka rënë pre e një grabitjeje.

Ishte Flora Ahmeti, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës që ka konfirmuar ngjarjen. Sipas informacioneve të para, Ahmeti tha se dyshohet se një person i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë parash.

“Sot rreth orës 08:30 është raportuar për një grabitje të ndodhur në një institucion mikrofinanciar,në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Pas marrjes së informacionit policia ka dalë në vendngjarje dhe bazuar në informacionet e para, dyshohet se një personi i maskuar nën kërcënim të armës ka grabitur një shumë të parave”, tha ajo. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë