Dy persona të armatosur kanë kryer një grabitje në një pikë karburanti pranë zonës së Qafë – Kasharit në Tiranë. Ngjarja ndodhi në orën 03:12 minuta. Dy grabitësit kanë qenë të armatosur dhe të maskuar. Nën kërcënimin e pistoletës ata kanë arritur të marrin kasafortën e parave dhe janë larguar në drejtim të Durrësit. Dyshohet se grabitesit kanë marrë rreth 8.5 mln lekë të vjetra. Para se të largoheshin ata kanë shkatërruar dhe serverin e kamerave të sigurisë. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e tyre.