Një ngjarje shokuese ka ndodhur këtë të martë në Greqi.

 

Një 20-vjeçare është torturuar dhe mbytur nga disa grabitës, të cilët kishin hyrë në banesë nga dritarja e vogël në katin përdhes.

 

Në trupin e saj u gjetën shenja dhunë, por shkaku i vdekjes ishte mbytja.

 

E reja ishte nëna e një foshnje 11-muajshe. Në momentin e grabitjes, në banesë ishte dhe foshnja, e cila raportohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

 

Nga ana tjetër, burrin e saj 32-vjeçar, e kishin lidhur në një karrige. Ai arriti t’i telefononte policisë vetëm orët e para të mëngjesit.

 

Gjatë kontrollit të shtëpisë, policia gjeti edhe qenin e familjes të varur.

 

Grabitësit arritën të merrnin 15 mijë euro dhe bizhuteri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *