Grabitja ne pistën e aeroportit te Rinasit është me e rende, por jo e vetmja. Disa te tjera te ngjashme ku janë rrëmbyer shuma marramendëse parash, kane ndodhur me pare. Ne 13 shkurt te vitit 2015 ne filialin e nje banke te nivelit te dyte tek “Treni” u rrëmbyen 2.8 milionë euro ne momentin qe po shkarkoheshin nga makina e kompanisë se sigurisë. Autoret e vërtete te kësaj ngjarje, nuk jane kapur ende nga policia. Ne dhjetor te te nijetit vit, nje tjetër grabitje u regjistrua ne autostrade. Furgoni i blinduar i kompanisë private qe transportonte plot 3.8 milionë euro drejt Rinasit, u sulmua ne afërsi te kthesës se Laknasit. Nje fuoristrade i preu rrugën mjetit te “Rogat Security” dhe megjithëse ai ishte i blinduar, arritën te hapnin dyert dhe te merrnin thasët me valute. Edhe ne kete rast autoret e ngjarjes nuk u identifikuan. Dhe kjo ngarkese kishte si destinacion një vend te Bashkimit Europian. Megjithëse është ende herët per t’i lidhur te treja ngjarjet me njera-tjetrën, hetuesit kane dyshime te forta për ekzistencën e nje grupi te sofistikuar, qe nuk po ndalet. Por ajo qe e ben edhe me te rende ngjarjen e kësaj te enjteje është fakti se ndodh ne aeroportin e Rinasit. Nje makine dhe personat e armatosur arrijnë hyjnë ne mes te pistës se avionëve, duke thyer te gjithe elementet e sigurisë. Grabitësit kane dhënë nje testim se sa e brishte është siguria. Kjo ngjarje vjen vetëm nje dite pasi policia e shtetit njoftoi se e kishte blinduar aeroportin “Nene Tereza” ne kuadër te masave antiterrorizem pas sulmeve qe tronditen Stambollin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *