Subscribe

Një aksion policor që po zhvillohet nga FNSH mes Tiranës dhe Krujës, ka bërë të mundur deri tani ndalimin e dy personave që dyshohet se janë pjesë e grabitjes së armatosur që coi në dhunimin e e biznesmenit Nazmi Cangu në shtëpinë e këtij të fundit.

 

Aksioni policor në fakt vjen pas lëshimit të disa urdhër-arresteve nga Prokuroria e Krujës në lidhje me ngjarjen  e rëndë të ndodhur në  Nikel në 24 tetor.

 

Nazmi Cangu u dhunua barbarisht në vilën e tij pasi u mbajt I lidhur për më shumë se dy orë në një dhomë, ndërsa familjaret e tij u mbajten në një ambjent tjetër të shtëpisë.

 

Në fund, grabitësit që ishin 7-10 persona morën para dhe bizhu me mbi 100 mijë euro vlerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *