E diel, 18 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Grabiste me dhunë varëset e floririt, arrestohet 32 vjeçari në Vorë

Një 32-vjeçar është arrestuar këtë të shtunë nga policia e Vlorës.

32 vjeçari, F. C. gjatë muajit mars i kishte grabitur 3 personave me dhunë nga qafa varëset e floririt.

Reklamë

“Si rezultat i veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera pas kallëzimeve të 3 shtetaseve, se gjatë muajit mars 2025, në Vorë dhe në Kamëz, iu ishin marrë me dhunë, nga qafa, varëset e floririt, Komisariati i Policisë Nr. 7 ka finalizuar operacionin “Mekanizmi”.

Gjatë operacionit u mundësua identifikimi, lokalizimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të këtyre vjedhjeve, shtetasi F. C., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Reklamë

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer 32-vjeçari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë