E diel, 18 Tetor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Letra e Spiropalit, Kikia: PS ka kapacitetin të qeverisë me apo pa Edi Ramën

Analisti Mentor Kikia ka komentuar letrën e deputetes socialiste Elisa Spiropali drejtuar kryeministrit Edi Rama.

Kikia deklaroi në edicionin maratonë të lajmeve në Vizion Plus, të moderuar nga Roland Zili, se PS-ja ka fuqinë dhe kapacitetet për të udhëhequr dhe qeverisur vendin si me Edi Ramën, ashtu edhe pa të.

Reklamë

Pjesë nga biseda:

Zili: Deri tani kemi parë qëndrime pro, ministrat kanë shprehur shqetësim për atë që po ndodh. I vetmi zë ndryshe është ai i zonjës Spiropali?

Kikia: Spiropali i kërkoi atij të marrë përgjegjësitë si udhëheqës dhe futjen e vendit në një proces qeverisjeje tranzitore. Do të ishte një zgjidhje ideale. Unë mendoj se PS-ja, me apo pa Ramën, i ka kapacitetet e veta për të qeverisur. Nuk është çudi që, në një proces zgjedhjesh të parakohshme, socialistët të mbanin pushtetin me një qeveri tjetër, por duke çmontuar disa mekanizma, e mbi të gjitha atë të një dinamikë të madhe ekonomike që ka prodhuar korrupsioni. Njerëzit ndihen të poshtëruar nga arroganca e parasë që ka prodhuar korrupsioni.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.