Avokati Altin Goxhaj sheh Donald Trump si shpëtim të botës. I ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Goxhaj theksoi se Donald Trump sot është më i fuqishëm se kurrë, pasi ka partinë me vete.

Ai theksoi se nëse do të zgjidhej president katër vite më parë, do e kishte të pamundur të ndalonte luftën, pasi kishte partinë kundër.

Sipas tij sot Trump do t’i jepte fund çdo lloj lufte. I të njëjtit mendim ishte dhe pedagogu Brenton Kotorri.

Pjesë nga biseda:

Dyrmishi: Çfarë është e mirë dhe çfarë është e keqe?

Altin Goxhaj: Të vijë Trump në pushtet.

Dyrmishi: Çfarë do të ndodhë?

Altin Goxhaj: Unë mendoj që Trump më mirë që nuk erdhi në pushtet se i kishte kundër. Tani Trump i ka të gjithë me vete, ka partinë. Po trajnohem 3000 mijë republikanë për të zënë administratën, pasi është administratë socialiste. FBI është partizane, ambasada është partizane. Nuk mund ta fitonte para 4 vitesh se kishte partinë kundër.

Kotorri: Ai ka bërë deklarata që po të isha unë s’do kishte luftë.

Pranvera Borakaj: Ka statistika?

Kotorri: Trump nuk ka nisur luftëra, përkundrazi ka mbyllur. Jo siç bënte Obama që mbante fjalime dhe mendonte se do merrte çmimin NOBEL. Trump duke i menaxhuar si kompani biznesi, që fuqitë të kenë fuqinë të jenë agresive pro të mos e zbatojnë kurrë.

Altin Goxhaj: Akti i premtuar para elektoratit të vet ka qenë se do lidhet me demotizimin e Pentagonit. KA premtuar që do të jetë shpëtimi i Pentagonit nga LGBTQI.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *