Subscribe

Eksperti për sigurinë dhe ish-luftëtari i UÇK-së, Dritan Goxhaj, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për sigurinë në rajon.

Goxhaj theksoi se është e pamundur që të shmanget trafiku i armëve dhe i parave serbe në Kosovë, për sa kohë ekziston tregtia e lirë.

Sipas tij vetëm heqja dorë nga kokëfortësitë dhe bashkëpunimi me KFOR mund të ulë problemet me Serbinë.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Dritan 50 milionë euro për Kosovën?

Dritan Goxhaj: Shifra prej 50 milionë nuk është e madhe. 50 milionë nuk i shërbejnë Kosovës. Për sa kohë do të ekzistojë tregtia e lirë do të ekzistojë trafiku i armëve. Nëse Kurti pretendon që të ndalojë këtë duhet të ndalojë biznesin e mallrave me Serbinë. Sa kohë vijon Kosova të bëjë biznes me Serbinë nuk mund të ndalojë as fluksin e armëve as fluksin e parave. Prezenca e shtuar e KFOR, prezenca e sigurisë, nëse bashkëpunojnë me KFOR në kuadër të Kumanovës këto probleme të sigurisë do të vijën  duke u ulur. Problemet e sigurisë do t’i kemi gjithmonë. Këto probleme nuk do të përfundojnë asnjëherë. Kemi probleme me Preshevën dhe Biujanovcin atje po ndodh spastrim etnik.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *