E shtunë, 7 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Teknologji

“Google Street View” mbush sot 10 vjeç

“Google Street View”, ose i njohur si shërbimi i hartave, mbush sot 10 vjeç. Aplikacioni u lancua në maj 2007 dhe tashmë konsiderohet pionieri i fotove në 360 gradë.Street View ka skanuar jo vetëm rrugët, por edhe malet, oqeanet, vendet e artit, muzeume, në një total prej 83 vendesh dhe 10 milionë milje sipërfaqja e skanuar.

 

Në 10 vitet e fundit, teknologjia dhe bota kanë ndryshuar, por qëllimi i Google është gjithmonë i njëjti, të ndihmojë përdoruesit që navigojnë në zbulimin e “qosheve” në të gjithë botën.

 

Reklamë

Për këtë synim u vendosën telekamera në furgona, në zona të ndryshme të rrugës në vitin 2006, ndërsa një vit më vonë u publikuan imazhet e para.

 

Pas kësaj, me mbërritën trekker, cantat praktike për bizneset që gjatë aktivitetit të tyre mund të mbërrinin edhe në vendet më të paimagjinueshme, aty ku nuk mund të kalonin makinat, përcjell “TechSot.al”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë