E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Gol dhe asist, Arbër Hoxha shpallet njeriu i ndeshjes! Nota me të cilën u vlerësua

Arbër Hoxha u shndërrua në yllin e ndeshjes për Dinamon e Zagreb e cila mposhti me rezultatin 3-0 Shibenik.

I hedhur në fushën e lojës në minutën e 59-të, Hoxha arriti që të shënojë një gol dhe të japë një asist brenda katër minutash.

Në fund të sfidës ai u cilësia si njeriu i ndeshjes dhe u vlerësua me notën 8.2 nga faqja e specializuar “Sofa Score”.

Kujtojmë që Hoxha nuk kishte shënuar në kampionat që prej muajit gusht. Gjatë kësaj merkatoje dimërore emri i tij u lidh me disa skuadra por në fund ai vendosi të vijojë të qendrojë në Zagreb, të paktën deri në fund të sezonit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë