E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Goditja e bandës së drogës në Itali/ Operacioni u shtri edhe në Shqipëri, 5 të rinj u arrestuan në Vlorë

Policia e Shtetit dha informacion zyrtar për superoperacionin e zhvilluar në Itali, Shqipëri dhe Gjermani, ku u arrestuan 55 persona. Në Vlorë, shkruan “Vizion Plus”, u vunë në pranga pesë të rinj: A. J., 25 vjeç, D. M., 23 vjeç, E. N., 27 vjeç, R. E., 31 vjeç dhe Z. A., 25 vjeç.

 

Ata u prangosën gjatë operacionit “TIBUS” për llogari të autoriteteve italiane. Për vlonjatët, Gjykata e Romës ka lëshuar urdhër-arreste për veprën penale “Organizatë kriminale me qëllim trafikun e narkotikëve”.

 

Reklamë

“Këta shtetas, në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të organizatës kriminal, dyshohen se nga data 01.06.2018 deri më 21.01.2019, kanë marrë pjesë në role të ndryshme në një organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike (marijuanë) nga Shqipëria në drejtim të Italisë dhe vendeve të tjera të Evropës”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë