Një 52-vjeçar në Koplik ka goditur me lopatë në kokë një person. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, ndërsa shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta.

 

I plagosur ka mbetur një 56-vjeçar, i cili po merr ndihmë mjekësore. Mësohet se i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

 

Ndërkohë, autori është vënë në pranga.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Shkodrërs për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *