Ka marrë fund arratia e 34-vjeçarit shqiptar i cili prej më shumë se një viti ishte shpallur në kërkim, pasi akuzohej për grabitjen e 14 mijë eurove si dhe plagosjen me kaçavidë të të moshuarit.
Forcat e policisë ekzekutuan një urdhër arresti lëshuar nga gjyqtari hetues i Gjykatës së Rovigos me kërkesë të Prokurorisë Publike që koordinoi hetimet ndaj një shtetasi shqiptar 34-vjeçar përgjegjës për krimet e vjedhjes së rëndë në një shtëpi dhe plagosjes së rëndë personale, të kryera në Montagnana, natën e datës 07.11.2023 ndaj një pensionisti vendas.
Hetimet nën drejtimin e Prokurorisë Publike të Rovigos, nisën pas grabitjes së kryer rreth orës 02.00 të datës 11.07.2023, brenda një shtëpie në Montagnana, kur i moshuari u befasua në gjumë nga dy kriminelë, të cilët pasi e kanë kërcënuar me kaçavidë dhe e kanë goditur vazhdimisht me kabllo elektrike, kanë vjedhur afërsisht 14.000 euro.





