Gjykata e Korces liroi nga burgu Esmeraldo Kacollin, i cili u arrestua mbrëmjen e së shtunës pas një konflikti në fshatin Qinam, ku mbështëtës të kandidatit të djathte E’them Lumani, janë përplasur fizikisht me Erion Isain dhe mbështetësit e tij.

 

Gjykata ka vendosur qe Kacolli te hetohet dhe gjykohet ne gjendje te lire,pasi vepra penale ne ngarkim te tij nuk ishte e rrëzikshmerise se larte.

 

Avokati i Kacollit pohoi se ne vendimin e gjykates ka ndikuar edhe deklarimi i kryebashkiakut Erjon Isai, per normalizim te marredhenieve me Kacollin.

 

Pas denoncimit të Isait, mbremjen e se shtunes, policia e Kolonjës arrestoi në flagrancë Kacollin me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”, dhe proçedoi në gjendje të lirë mbështetësin tjetër të opozitës Xhemal Kalo për veprën penale “pengim të qarkullimit të mjeteve”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *