Subscribe

Dy raste të trafikimit të qenieve njerëzore janë evidentuar këtë vit në qarkun Shkodër, ndërsa 380 të tjera janë parandaluar, që për protagonist kanë patur emigrantët nga vendet e treta.

 

Shifrat u bënë publike në përmbyllje të muajit të antitrafikimit, nga prefektja e Shkodrës, njëherazi kryetare e komitetit antitrafikim.

 

MAJLINDA ANGONI

PREFEKTE E SHKODRËS

 

“Kemi vetëm një rast viktimë të mundshme të trafikimit dhe një rast tjetër të viktimës së trafikimit. ikmei 368 raste të ndaluara në kufi pa viza pa dokumente, të cilët janë larguar në mënyrë vullnetare.”

 

Shkollat e 9-vjeçare dhe ato të mesme u bënë bashkë në një marshim dhe më pas ekspozitë ndërgjegjësues, kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Imazhet e punuara nga fëmijët e qytetit përcillnin mesazhe sensibilizuese kundër këtij fenomeni, që sot shfaqet në forma të reja, ndikuar edhe nga zhvillimet teknologjike.

 

SUELA DOMNORI

DREJTUESE E SHËRBIMIT PSIKO – SOCIAL, SHKODER

 

“Nëse flasim për fenomene trafikimi shpesh herë fëmijët nuk duan ta besojnë dhe e shikojnë si një fenomen i cili është larg tyre, por nëse hyjmë më brenda botës së tyre vërejmë që ka për të treguar, ka zë që hesht dhe ka zëra që kanë nevojë për mbështetje dhe ndihmë.”

 

Në qarkun Shkodër janë një numër i konsiderueshëm familjesh të cilat Komiteti Antitrafik, por edhe shërbimi social, i ka të targetuara si të mundshme për abuzime të ndryshme që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore, e ndaj të cilave ofrohet asistencë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *