Një hetim i nisur prej më shumë se tre muaj nga Komisariati nr 4 në Tiranë u finalizua mbrëmjen e të martës me arrestimin e 3 persona të dyshuar si të përfshirë në trafikun e armëve të zjarrit.
Këto janë momentet kur policia dhe forcat operacionale ndërhynë duke arrestuar 3 autorët e dyshuar, të cilët rezultojnë me rrezikshmëri të lartë dhe të dënuar më herët për vepra penale.
Lexo edhe :
Related Posts
Në pranga ra Artur Brahimaj, 63 vjeç, i dënuar për drogë e mashtrim dhe Artur Rushiti, 46 vjeç, po ashtu i dënuar për plagosje. Personi i tretë që u arrestua është Ilir Zyberi, 55 vjeç, i dënuar për vrasje.
Zyberi, njihet edhe me mbiemrin Avdillari, por prej disa kohësh ka marrë mbiemrin e bashkëshortes. 55-vjeçari ka qënë pjesë e bandës së Yzberishtit që në vitet 1997-1998 i dyshuar për të paktën 20 vepra penale. Ai madje ka qënë i dënuar me 22 vjet burg për vrasjen e një shtetasi italian, dënim që e ka kryer. Pas këtij dënimi, ai u arrestua sërish për drogë në 2017. Zyberi është vëllai i Fatmir Avdillarit, po ashtu pjesë e bandës, i njohur me nofkën “Xubi” i cili u aksidentua për vdekje në bulevardin “Migjeni” në 2021-shin.
Gjatë operacionit blutë arritët të sekuestrojnë disa armë zjarri. Në pamje duken se autorët e dyshuar kishin lidhur 2 kallashnikovë në rripin e pantallonave brenda makinës Volksëagen. Armët kishin për qëllim që të shiteshin për llogari të grupeve të tjera kriminale në zonën e Freskut dhe të Tufinës. Armët ishin siguruar në qytetin e Fierit, ndërkohë do të shiteshi në treg nga 700 deri në 800 euro. Krahas kallashnikovëve, blutë gjetën dhe sekuestruna dhe 3 pistoleta dhe municion luftarak.
Ndërkohë një tjetër person është arrestuar në Kamëz i akuzuar më herët si i përfshirë në një tjetër grup kriminal që trafikonin armë zjarri./vizionplus.tv






