Në kuadër të finalizimit të operacionit policor të koduar “Zhuri”, goditen dy raste të shfrytëzimit për prostitucion dhe të mbajtjes së lokaleve për prostitucion.

Në pranga kanë përfunduar dy pronarë hotelesh me akuzën për shfrytëzim për prostitucion dhe për mbajtje të hoteleve për shfrytëzim prostitucioni. Të arrestuar janë B. Gj., 61 vjeç dhe F. H., 58 vjeç. Të dy këta shtetas janë pronarë të një hoteli në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë.

Po ashtu, policia ka arrestuar edhe 5 shtetase që ushtronin prostitucionin, si dhe një klient.

Janë sekuestruar 370 mijë lekë të reja, të përfituara nga shfrytëzimi i këtyre shtetaseve për prostitucion, 7 telefona celular dhe një autoveturë.

“M. M., D. M., G. D., Q. R. dhe V. M., me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucioni”. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., banues në Divjakë, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e hotelit në pronësi të shtetasit B. Gj., duke kryer marrëdhenie seksuale kundrejt pagesës, me shtetasen Q. R.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *