E diel, 29 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 32 minuta më parë
Bota

Goditet organizata shqiptare e trafikut në Spanjë, kapen 200 kg kokainë në portin e Vigos, pakot e drogës me logon “Kia”

Autoritetet spanjolle kanë goditur një organizatë kriminale shqiptare e cila trafikoi 200 kilogramë kokainë në portin e Vigos.

Tetë persona ( tre shtetas me origjinë shqiptare, tre spanjollë, një francez dhe një shtetas letonez, i cili ishte kreu i organizatës) janë arrestuar.

Hetimet ishin komplekse dhe zgjatën 17 muaj. Gjatë hetimeve u zbulua se droga erdhi nga Ekuadori e fshehur në kontejnerë me fruta.

Gjatë kontrollit të banesës së personave të arresuar, u gjëtn dhe sekuetsruan 200 kilogramë kokainë., e paketuar në  pako afërsisht një kilogramëshe që mbanin logon ‘Kia’.

Reklamë

Sipas mediave spanjolle, grupi kontrollonte jo vetëm transportin e drogës, por edhe shpërndarjen e mëtejshme të lëndës narkotike.

Përveç 200 kilogramëve kokainë, policia sekuestroi më shumë se 20,000 euro, dokumente dhe telefona celularë. Hetimet vijojnë dhe sipas kreut të Njësisë së Drogave dhe Krimit të Organizuar në Vigo (UDYCO), Iago García, nuk përjashtohen arrestime të tjera.

Vazhdo të lexosh

Reklamë