E shtunë, 14 Nëntor 2026 Lajme Ora 7:00 deri në 07:30 Në vijim ora 07:30: Kartonat e Mengjesit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Goditet grupi kontrabandës, arrestohen 2 persona 1 në kërkim/ Video

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “Kamuflimi”, ku dy persona u arrestuan dhe një tjetër u shpall në kërkim pasi merreshin me kontrabandë mallrash.

 

Shtetasit e arrestuar janë N. P., 50 vjeç, dhe P. S., 49 vjeç, të dy banues në Tiranë.

 

Reklamë

Arrestimi i shtetasve të sipërpërmendur, u bë pasi ata në bashkëpunim me njëri-tjetrin kryenin aktivitetin e kundraligjshëm që bënë fjalë për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë Industriale”, “Fshehja të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

 

Këta shtetas, pa nipt e pa u rregjistruar fare në QKB, nën kamuflimin e bizneseve private si tregtar pakice, kanë mundur të fusin një sasi të konsiderueshme mallrash të dyshuara kontrabandë.

 

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit S.B, banues në Tiranë, ku për shkak të hetimit nuk jepen të detaje të tjera.

 

Në cilësinë e provës materiale në funksion të këtij procedimi u sekuestrua;

1.440 (një mijë e katërqind e dyzetë) pije freskuese, 12.000 pako çimçakiza , 77.000 kuti , 750 pakteta, 64 pako duhan i grirë, një automjet dhe tre aparate celular

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë