Një rrjet i mirëfilltë prostitucioni është goditur këtë të premte nga policia e Tiranës. Pas disa muaj hetime, blutë e kryeqytetit arritën në finalizimin e operacionit ku u lëshuan në total 11 masa arresti me urdhër të prokurorisë.
8 masa janë ekzekutuar nga policia, konkretisht 6 arrest me burg dhe 2 arrest shtëpie. Ndërkohë në kërkim vijojnë të jenë tre persona.
Lexo edhe :
Related Posts
E përfshirë në këtë grup prostitucioni ishte edhe oficerja e policisë Anisa Brahja. Kjo e fundit me detyrë në Komisariatin nr 4 gjente klientë të ndryshëm dhe i dërgonte më pas te vajzat e reja që vinin nga Kolumbia në Shqipëri për të punuar si prostituta.
Në total janë në ndjekje penale 44 kolumbiane të dyshuara si të përfshira në këtë skemë.
Në mesin e personave në kërkim është edhe një 47-vjeçare nga Kolumbia, e cila e drejtonte aktivitetin nga vendi i saj i origjinës.
Sipas policisë, ajo së bashku me dy persona të tjerë në Shqipëri, njëra prej tyre punonjësja e policisë, siguronin akomodimin e vajzave që shfrytëzonin për prostitucion.
Në Shqipëri, kolumbiania kishte një taksist që merrej me vajzat si tutor. Ky i fundit i dërgonte shumat e parave ose kriptomonedhat përmes agjencive të ndryshme në Kolumbi.
Në Tiranë, vajzat që vinin nga Kolumbia priteshin në Rinas dhe akomodoheshin kryesisht nëpër Airbnb. Çmimet që paguheshin nga klientët ishin relativisht të larta, nga 200 deri në 250 euro./vizionplus.tv






