E diel, 15 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Goditet grupi i fuqishëm i Ergys Dashit, shqiptarit që u vra në mes të lokalit në Ekuador

Autoritetet italiane kanë zbuluar grupin kriminal të trafikut ndërkombëtar të drogës, i cili është drejtuar nga Ergys Dashi, i vrarë në Ekuador më 22 janar të këtij viti.

 

Prokuroria e Torinos ka lëshuar 11 urdhër-arreste për  shqiptarë, italianë dhe polakë si dhe ka sekuestruar 80 kg kokainë dhe më shumë se 7 kilogramë marijuanë me vlerë 4.5 milionë euro.

 

Reklamë

Tetë nga të arrestuarit ishin korrierë që udhëtonin me makina të modifikuara posaçërisht në Slloveni, për të transportuar drogën.

 

Grupi kriminal trafikonte kokaine e marijuanë nga Amerika e Jugut dhe nga vendet e rajonit të Ballkanit, drejt Italisë, Zvicrës, Gjermanisë, Holandës e Sllovenisë.

 

Sipas autoriteteve italiane ekzekutimi i Ergys Dashit i cili u qëllua me dy plumba në fytyrë, në një restorant të Guayaquil, lidhet me përfshirjen e tij në trafikun ndërkombëtar.

 

Grupi kriminal i drejtuar prej tij menaxhonte sasi të mëdha droge, që mbërrinin në Europë me një kapital financiar që garantonte strehimin e korrierëve të drogës si dhe makinat luksoze për transportimin e saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë