Policia italiane ka goditur një bande të trafikut të drogës, pjesë e së cilës janë edhe shqiptarë.

 

Gjatë operacionit janë arrestuar dy persona, janë sekuestruar 12 kg kokainë si dhe 56 mijë euro që dyshohet se janë rezultat i veprimtarisë së paligjshme.

 

Hetimet bënë të mundur konstatimin e ekzistencës së një grupi të gjerë kriminal të përbërë nga 5 persona të nacionaliteteve të ndryshme (italianë, shqiptarë dhe maqedonas).

 

Dy 25-vjeçarë me origjinë nga Maqedonia e Veriut të cilët ishin edhe “menaxherët” e veprimtarisë së paligjshme u arrestuan.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *