Subscribe

Dy banesa në të njëjtën strehë janë përfshirë nga flakët mbasditen e djeshme në fshatin Kukur të Gramshit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 mbasditen e djeshme ku në çatinë e ndërtesës është parë flakë nga fqinji.

Paraprakisht dyshohet se ka qënë një shkëndijë elektrike në çatinë e ndërtesës, e favorizuar nga era për pak minuta gjithçka është shkrumbuar.

“Në fshatin Kukur, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike në llambën e ndriçimit, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Z. M., 80 vjeç. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Gjyshi Zaim Meci ka mundur të nxjerrë mes flakëve mbesën 8 vjeçe, e cila sapo ishte kthyer nga shkolla.

“Isha me bagëti aty afër banesës kur pashë që në çatin e shtëpisë dilte shtëllunga tymi e flakë, shkova aty e pashë që njerëz me kova uji mundoheshin të fiknin flakët, pjestarët e familjes time që qanin e ulërinin ishte një tmerr. Dikush më tha që është një fëmijë brenda, nuk kuptoheshin të qarat e mbesës brenda, jam lagur me ujë e me një lekurë bagëtie u futa mes flakëve, shkova ke dhoma ku mbesa qante e strukur nën një tavolinë buke, as vetë s’e di sesi dola. Falenderoj Zotin që mbesa shpëtoi. Gjithçka u shkrumbua veç me rrobat e trupit kemi mbetur, as bukë për vaktin e radhës s’kemi, do i lutesha çdokujt të na ndihmonin nëse kanë mundësi edhe për rroba trupi sido që të jenë”, u shpreh ai.

Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka patur persona të lënduar, ndërsa dy familje kanë mbetur në qiell të hapur. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *