E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion kalon me sukses vetingun

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka u konfirmua në detyrë mëngjesin e kësaj të mërkure. Vendimi u dha nga treshja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Roland Ilia, Genta Bungo dhe Valbona Sanxhaktari.

 

Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të hënën, gjyqtares ju gjetën disa probleme me pasurinë. Po ashtu, trupa gjykuese deklaroi se i është gjetur një dosje me shkelje të rënda procedurale.

 

Reklamë

Irena Gjoka pranoi se disa herë kishte harruar të deklaronte pasurinë për shkak edhe të keqinterpretimit të ligjit. Lidhur me aftësitë profesionale, ajo sqaroi se problemet e gjetura në dosje janë të pakta.

 

Irena Gjoka është gjyqtare e Gjykatës së Posaçme Antikorrupsion që prej dhjetorit të 2019. Më herët ajo ka qenë anëtare në ish-Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Vazhdo të lexosh

Reklamë