E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Gjyqtarja e Apelit para Vettingut/ KPK: S’ka deklaruar pasurinë, s’mund ta rivlerësojmë

Gjyqtarja e Apelit Tiranë, Shpresa Beçaj u paraqit këtë të mërkurë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku ka dalë në një seancë dëgjimore.

Ajo ka probleme me dorëzimin e disa formularëve. Sipas KPK-së, gjyqtarja nuk ka dorëzuar deklaratën e pasurisë pranë ILDKPI-së, si dhe nuk ka depozituar ndonjë kërkesë për rivlerësimin e figurisë dhe aftësive profesionale duke mos përmbushur kështu detyrimin ligjor për të dalë para vettingut.

“Mosparaqitja e deklaratave shkakton humbjen e cilësisë së subjektit të rivlerësimit, si dhe sjell pamundësinë e këtij institucioni për të vijuar hetimet në kuadër të vetingut”, shprehet KPK.

Beçaj ka një karrierë 33-vjeçare si gjyqtare. Ajo ka mbajtur detyrën e gjyqtares në qytetin e Gramshit, ndërsa në 1990 u emërua gjyqtare në Tiranë. Në vitin 2004-2013 ajo ka qenë gjyqtare në Gjykatën e Lartë, ndërsa në vitet 2008-2013 ka qenë në krye të këtij institucioni.

Vazhdo të lexosh

Reklamë