Subscribe

Kreu i SPAK Arben Kraja ka deklaruar se gjyqtarët dhe prokurorrët e drejtësisë së re janë kërcënuar, për shkak të hetimit të dosjeve “të nxehta”.

 

Në një daljë për mediat, Kraja tha se ata janë marë në mbrojtje nga policia.

 

“Prokurorë dhe gjyqtarë të SPAK po trajtojnë çështje shumë të vështira, dhe në këtë kuadër ka pasur edhe kërcënime edhe presione. Shumica e prokurorëve dhe gjyqtarëve kanë mbrojtje nga policia. Nuk është detyrë e SPAK të bëjë verifikime të tilla”, tha Kraja.

 

Ndërkohë kreu i SPAK theksoi se shumë dosje janë gati në përfundim të hetimeve pasi prokurorët e SPAK po punojnë çdo ditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *