Subscribe

Gjykata e Krimeve të Rënda nisi këtë të hënë gjykimin e grupit të Habilajve, ndërsa seanca e parë dështoi për shkak se nuk ishin njoftuar të pandehurit.

 

Prej dy vitesh, Habilajt si dhe anëtarët të grupit të tij ndodhen në masën e arrestit ne burg në Itali dhe janë duke u gjykuar po për të njëjtat vepra penale, si ajo e trafikut të drogës.

 

Krimet e Rënda kanë bërë njoftimet në Vlorë, duke angazhuar edhe policinë e rrethit, ndërsa është kërkuar edhe ndihma e Interpolit, por ende nuk ka një përgjigje.

 

E në këto kushte, deri në njoftimin zyrtar të të pandehurve, gjykata shtyu seancën për në 30 prill.

 

I vetmi që po gjykohet në vendin tonë si pjesë e Habilajve është Armand Koçerri. Ai u arrestua dy vite më parë në Vlorë së bashku me Nazer Seitin. Ndërsa ky i fundit u ekstradua në Itali, ku edhe është duke u gjykuar.

 

Në Shqipëri, Prokuroria e Krimeve të Rënda akuzon 9 të pandehurit se në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë trafikuar tonelata droge drejt Italisë. Nga përgjimet e këtij grupi doli edhe emri i ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri, i cili është marrë i pandehur për përkrahjen e grupit të Habilajve. Hetimet zbuluan se grupi drejtohet nga Moisi e Artan Habilaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *