Në Komisionin parlamentar të Ligjeve, Drejtoresha e Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor, Luljeta Laze, ka kërkuar rritje të buxhetit me rreth 60 milionë lekë.

Luljeta Laze: Kërkesa për shtesë e numrit të punonjësve të administratës gjyqësore vjen terësisht në funksion edhe me proçeset e reformës. Me aq sa ne pamë sigurisht që nuk janë target tona për t’i përcaktuar ato nevoja përfundimisht, por ligji mund të lexohet.

Por pretendimet e Lazes sollën edhe reagimin e anëtarëve të Komisionit, të cilët kërkuan më shumë detajime për fondet e kërkuara.

Fatmir Xhafaj: Mbahuni tek situata që keni sot, ai do të jetë një parashikim tjetër. Sepse ju nuk e dini se sa gjykata do të ketë, mos u përfshini me pjesën që ka të bëjë me reformën.

Pretendime për buxhetin patën edhe përfaqësuesit e Gjykatës Kushtetuese. Edhe për këtë gjykatë, këtë vit është parashikuar një ulje e fondeve me 114 milionë lekë nga 115 milionë që është për 2016.

Kujtim Osmani: Në ligjin e ri do të bëhet ndarja e çështjeve me short elektronik, por këtë do ta shohim a do të bëhet me short elektronik apo do të bëhet sipas alfabetit, do të jenë probleme që do ti zgjidhim ne brenda vetes, nuk do t’ju rëndojmë kokën me këto gjëra. Por faktikisht në ligj është parashikuar një gjë e tillë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *