Subscribe

Një muaj paraburgim vendosi Gjykata e Prishtinës  për të akuzuarit  e vrasjes  së  30-vjeçares Liridona Murseli, krim që tronditi Kosovën. Bashkëshorti i viktimës Naim Murseli  i cili  porositi  vrasjen , ekzekutori Granit  Plava si dhe  Kushtrim Kokalla bashkëpunëtor ne krim mbërritën ne gjykate nën masa të rrepta sigurie ndersa hyne nga dera e pasme e per te shmangur perballjen me mediat.

 

Asnjë nga tre të akuzuarit nuk foli përpara gjykatës .Seanca   nisi rreth  orës 9:30 minuta ku ishin të pranishëm familjarët e Liridonës, të cilët dorëzuan edhe  kërkesën për zhvarrosjen e trupit te saj.

 

VELLAI I VIKTIMES

LEONARD ADEMAJ

Po e kam bërë kërkesën për zhvarrosjen, kam bërë edhe një kërkesë me shkrim që mund t’iua dorëzoj dhe ju…Rivarrimi mendohet sa më shpejt  është më e  lehtë për familjen tonë me na lehtësu pak dhimbjen dhe Liridona se meriton atë vend, por të vij në vendin e vet. Me femijet kemi pas kontakt, jane mire.Ata nuk kane telefon  qe te komunikojme me ta. Kujdesin e tyre e kane gjysherit.Femijet  nuk e kane kuptuar ende qe nena e tyre ka vdekur dhe nese vijne tek ne e kane shume te lehte qe ta kuptojne se cfare ka ndodhur.

 

Masa e sigurisë u mbajt pa praninë e mediave. Në vendimin e saj Gjykata argumentoi se armën e krimit  e siguroi vetë bashkëshorti i Liridones  i cili ia dha  ekzekutorit Granit Plava. Naim Murseli akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë në bashkëpunm”, Granit Pllava për “Vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Kushtrim Kokalla për “marrëveshje për të kryer vrasjen e rëndë”.

 

Përpara nisjes së seancës  një grup aktivistësh protestuan  duke mbajtur  në duar pankarta me mbishkrimin “Nuk ka paqe pa sigurinë e grave.

 

Vrasja e Liridonës fillimisht u  raportua  si “grabitje me pasoja të vrasjes”. Por pak orë më vonë u zbulua se ishte një  krim i organizuar nga  bashkëshorti i saj, i cili udhëtonte në të njëjtën makinë, kur në periferi të Prishtinës një persona i maskuar u doli përpara. Naim Murseli deklaroi se mundi të dilte nga mjeti së bashku me fëmijët. Po pas arrestimit të bashkëfshatarit të tij Granit Plava , ky i fundit rrëfeu se kishte kryer vrasjen e Liridonës kundrejt pagesës prej 30 mijë eurosh nga burri i saj. Menjëherë u vu në pranga Naim Murseli i cili si porositësi i krimit. Motivet nuk janë zbardhur ende, por dyshimet e hetuesve janë se Liridona u vra nga bashkëshorti për shkak të siguracionit të saj në Suedi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *