Anëtarja e Komisionit të Reformës Zgjedhore, Blerina Gjylameti e ka cilësuar si një “fitore”  të shqiptarëve vendimin e Bundestagut gjermanë.

 

E ftuar në studion e edicionit qendror të lajmeve në Vizion Plus, deputetja socialiste foli edhe për kushtet e vendosura nga Bundestagu.

 

E ndalur tek dy kushtet e para mes të cilave reforma zgjedhore, Gjylameti tha se palët poltike shprehën vullnet në mbeldhjen e kësaj të mërkure dhe se nëse vijon kjo frymë bashkëpunimi ajo do të implementohet në zgjedhjet e ardhshme.

 

Intervista e plotë

Shumica ne Bundestag është pro hapjes së negociatave për Shqipërinë por duke vendosur dhe 9 kushte. Sipas jush janë të rëndësishme kushtet apo hapja e negociatave?

 

Unë besoj se për çdo shqiptar është I rëndësishëm vendimi pozitiv I shumicës gjermane për ti thënë PRO hapjes së negociatave me Shqipërinë. Besoj se pjesa e dytë që ka të bëjë me atë të kushteve është përditshmëria e detyrave që duhet të bëjë Shqipëria dhe është një tjetër hap pozitiv për të thënë që jemi në rrugën e duuhur. Mendoj që ky vendim pozitiv do të pasohet me disa vendime të tjera pozitive për të arritur që atë vendim që presim për hapjen e negociatave të jetë një vendim që merret së shpejti.

 

Shumica dhe opozita si në të tashmen edhe në të shkuarën kur bëhet fjalë për qëndrimet e ndërkombëtarëve për të njëjtin tekst, janë duke kënduar për fitore. Ky qëndrim është një fitore për qeverinë apo për opozitën?

 

Unë mendoj se është fitore për shqiptarët më shumë sesa është fitore për qeverinë apo opozitën. Në fund të ditës ajo ç’ka I takon politikës shqiptare është që të jetë bashkë për t’u angazhuar në përmbushjen e detyrave për çeljen e kapitujve të caktuar. Mjafton që të shikojmë që ato 9 kushte nuk kanë të bëjnë me një vendim që kushtëzon çeljen e negociatave por ka të bëjë me kapituj të caktuar. Dhe angazhimi shumicës qeverisëse në mënyrë të posaçme në një nga reformat, ku është dhe kryefjala e kushteve që ka të bëjë me vazhdimin më tutje të implementimit të reformës në drejtësi ka treguar që jemi atje ku duhet të jemi.

 

Një ndër dy kushtet e para që duhen përmbushur brenda pranverës së ardhshme është implementimi I reformës zgjedhore. Ju jeni dhe anëtare e Komisionit të Reformës Zgjedhore. Opozita sot ishte në tryezë por ende nuk mund të flitet me siguri nëse dialogu është I instaluar apo jo?

 

Unë mendoj që është një moment tjetër për të përshëndetur një vendim pozitiv p[ër të qenë pjesë e reformës zgjedhore ku besojë se do të vazhdojë me angazhime të mëtejshme të opozitës joparlamentare në tryzën e reformës zgjedhore pasi kemi arritur që në parlament të miratojmë dhe një post të posaçëm për ta. Tregon që ka vullnet për të shkuar më tutje dhe për tu thënë shqiptarëve që janë pro hapjes së negociatave për sa kohë që ka qenë opozita joparlamentare që ka këmbëngulur pranë grupit të CDU.CSU për ta vendosur si një nga kushtet për çeljen e negociatave. Besojë që ajo që pamë sot tregoi se sa seriozisht e kemi apo jo pjesën e implementimit apo arritjen e një konsesnsusi sa I takon reformës zgjedhore. Unë mendoj se në Shqipëri ka një historic për sa u takon reformave zgjedhore dhe duhet të jenë të gjitëpranuara. Kështu që besoj se sot ishte një hapje apo dritare dialogu me opozitën joparlametare. Dhe beosjë se nëse kjo do të pasojë me veprime të menjëherëshme do të arrimë që të kemi të miratuar një reform zgjedhore para qërshorit dhe që të jetë e mundur për tu implementuar për në zgjedhjet e ardhshme. Mjafton që ne të shikojmë atë pjesë të punës në komisionin e reformës zgjedhore ku kemi treguar që ne si mazhorancë kemi tentuar ta çojmë më tutje të gjithë pjesën e asaj se çfarë duam të implementojmë për integrimin në BE.

 

Qëndrimi I Bundestagut në atë listë me 9 kushte, një prej tyre e vë në pikëpyetje fatin e 30 qershorit?

 

Unë mendoj që si shumicë parlamentare jemi votuar për të qenë në përmbushje të asaj se çfarë është vullneti I votuesve. Vullneti sovranit. Për sa kohë në Shqipëri kemi një Kushtetutë dhe do duhet ta zbatojmë atë… çdo katër vite kemi si zgjedhje qendrore si lokale ne do duhet ti përmbahemi asaj. Për sa I përketë 30 qershorit mjafton të shikojmë qoftë raportin paraprak qoftë përfundimtar të OSBE/ODIHR për vëzhgimin e zgjedhjeve në Shqipëri ku thuhet se kemi përmbushur të drejtën kushtetuese të votuesve. Nuk na takon ne si forcë politike për të bindur partitë e tjetra për të qenë pjesë. Nga ana jonë ka pasur ftesa të vazhdueshme për të qenë pjesë në zgjedhjet vendore. Ihste vendimi I tyre për të qenë jashtë parlamentit jashtë zgjedhjeve vendore. Unë mendoj që momenti I sotëm ka një lloj reflektimi për të patur dialog për zgjidhjen e kësaj krize.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *