Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti reagoi pas lajmit se kryebashkiaku socialit, Haxhi Memolla është ndarë nga jeta. Ajo u shpreh e tronditur nga lajmi, ndërsa shprehu edhe ngushëllimet.

 

“Pa fjalë dhe e pabesueshme për ndarjen tënde nga jeta miku ynë. Një ikje pa rradhë që trondit kujtesën tonë dhe shton dhimbsurinë e çmueshme për jetën. Haxhi Memolla ishte dhe mbetet memoria e njeriut të mirë të cilin do ta mbaj mend përherë si në këtë foto, të buzqeshur. U prefsh në paqe.”

 

Haxhi Memolla ishte kryetar i Bashkisë së Rrogozhinës. Ai u nda nga jeta për shkak të një infarkti.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *