Subscribe

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni Hetimor për sistemin “TIMS”. Mirëpo thirrja e Sali Berishës, i cili ndodhet në arrest shtëpie, si dëshmitar në kët komision ka sjellë debate mes mazhorancës dhe opozitës. Ishte vetë deputetja Blerina Gjylameti e cila propozoi që Berisha të thirrej si dëshmitar, ndërsa kryetari i Komisionit, Ervin Salianji e pranoi. Ndërsa ditën e sotme, Gjylameti ka hedhur poshtë propozimin e saj dhe ka deklaruar se e ka thënë me ironi.

Debati mes Gjylametit dhe Salianjit

Lexo edhe :

Related Posts

Gjylameti: Ju jeni fije fije. Çtë bëjmë diversion midis jush, midis nesh edhe ka bazë. Dëshira e madhe të bën të mbash qëndrime që as vetë nuk i beson por të marrësh ironinë për të vërtetë, dhe më pas të ndërtosh një fabul të tërë për të nxjerrë Romeon nga ballkoni është e tepërt. Duhet të jemi pakëz më serioz. Për këtë gjë i nderur kryetar nuk ka nevojë të na tërheqë veshin njeri. Nuk dalim ne të themi ç’janë këto. Unë i qëndroj fjalëve që them dhe kur bëj ironi ma mbani për të tillë. E dëgjova më vëmendje  Salianjin pasi tha se do të thirren drejtues ndër vite të policisë së Shtetit. Kur unë ngrita këtë shqetësim ka të bëj me elementin që është ngritur ky komision se çfarë ka ndodh në 2 gusht 2023 dhe jo për të hetuar ministra e ish-ministra. Ligji i ri e cakton në nenin 15 ku planin hetimor e propozojnë ekspertë që duhet ti votojmë së bashku e pastaj thërrasim dëshmitarët. Ironinë mos e shit si të vërtetë. I vijoj thirrjes nëse gjatë hetimit del një element tjetër. Ne duhet të kuptojmë kush është përgjegjësi.

Salianji: Dua të mos gjeni asnjë sebep për të ikur. Unë shpresoj që të jemi në të njëjtën anë për të luftuar çdo keqbërës. Unë nuk lexoj dot ëndrra, as elementët e çdo metafore apo figure letrare që ju përdorni. Për të qenë korrekt, ju thoni “Unë mendoj se duhet të thërrasim ish-kryeministrin Berisha dhe Lulzim Bashën, si ish-ministri i brendshëm, sepse ka të bëjë me funksionin si dhe gjithë ish-drejtorët e policisë së shtetit”. Ju thatë këtë, dhe nëse ju doni të nxirrni Berishën, nuk është as ëndërr as qëllimi im dhe t’ju them të vërtetën Gjylameti unë e besoj që Berisha është Romeo, po aq sa ju jeni Zhulieta. Unë besoj se PS dhe Ramën nuk bëhet marrëveshje sepse nuk i mban.

Plani paraprak i hetimeve, deklarohet nga kryetari i komisionit dhe për të qenë konsensual kam pranuar kërkesën tuaj, tani ju vini këtu dhe ndryshoni mendje sepse ju kanë tërhequr veshin. Nuk ka asnjë ndryshim nga plani paraprak. Ndërkohë që mbledhja vazhdoi 30 minuta pasi ju kërkuan të vij Basha, Berisha dhe Bardhi dhe unë i pranova,  ju nuk patët asnjë kundërshtim./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *