Subscribe

Në raftet e gjykatës së shkallës së parë Elbasan numri i dosjeve vijon të shtohet. Nga 16 gjyqtarë që duhet të ishin, në këtë institucion drejtësie ushtrojnë detyrën vetëm 7 gjyqtarë.

 

 

Vakancat janë krijuar për shkak të reformës në drejtësi, ndërsa shumë gjyqe janë shtyrë, pasi togat e zeza nuk po e përballojnë dot fluksin e punës. Prioritet po u jepet vetëm çështjeve penale dhe jo atyre civile.

 

 

Ali Boja, banor i Elbasanit, prej katër vitesh po endet dyerve të gjykatës. Shkak është bërë gjyqi i divorcit së vajzës së tij, i cili ende nuk po zhvillohet. Ai thotë se deri më tani ka zhvilluar vetëm një seancë, pasi gjyqtarja dha dorëheqjen.

   

ALI BOJA – BANOR I ELBASANIT

Nuk ka marre vendim. Bena nje seance. Mungesa e gjyqtarve. Une duhet ta kisha mbaruar gjyqin. Sepse gjyqtarja dha doreheqjen e saj. Une tashi

 

Gjatë muajit korrik nga kjo gjykatë u pezulluan nga detyra dy gjyqtarë, ndërsa u shtuan tre të tjerë të cilët kanë marrë në shqyrtim dosjet e akumuluara ndër vite. Por, për kreun e dhomës së avokatisë të këtij qyteti, kjo nuk është zgjidhje, pasi gjyqtarëve të rinj u duhet kohë të njihen me çështjet e prapambetura.

 

DEMIR ÇIFTJA – KRYETARI DHOMËS AVOKATËVE ELBASAN

 

Ngerci me i madh eshte se dosjet po shqyrtohen ngabketa gjyqtare dhe kjo ka sjelle anomali zgjatje te afateve, psh data qe disa ceshtje civile apo familjare te shtyhen. Po ecin vetem ceshtjet penale. Ato civile jane stopuar nuk po ecin. Jane ceshtje qe spo zhvillohen. Sa po vjen e po shtohet anomalia.

 

Ndërkohë, në gjykatën e Korçës problem madhor mbetet zbardhja e vendimeve të arsyetuara.  Aurel Bacelli, avokat i dhomës së Avokatisë së Korçës, tregon se para pak muajsh ai vetë pati një çështje civile në gjykatë për t’u shqyrtuar. Por, edhe pse gjyqi ka përfunduar, ai prej gjashtë muajsh është në pritje të vendimit të zbardhur.

 

AUREL BACELLI – AVOKAT

Me procesure nje zbardhje vendimi eshte 45 dite. Aktualisht kane kaluat 6 muaj nga koha e shpalljes se vendimit. Nuk eshte normale. Nga ngarkesa nuk i zbardhin. Këmi dhe kliente te tjere qe kane probleme te ngjashme kemi dhe vendime qe jane per pushim. Qe ne nentor te 2021 njoftimi vjen ne shtator te vitit 2022 ku gati 10 muaj per te zbardhur nje vendim pushimi.

 

Moszbardhja e vendimeve u bën të pamundur ankimimin në apel të palës paditëse apo asaj mbrojtëse. Kjo problematikë haset dhe në gjykata të tjera të vendit.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *